Dalin rezultatet, te Dukagjini s’ka të prekur me koronavirus

  • 25 May 2020 - 18:45
Dalin rezultatet, te Dukagjini s’ka të prekur me koronavirus

Dukagjini i Klinës ka bërë me dije se futbollistët dhe i gjithë stafi i klubit janë testuar për koronavirus nga ekipet mjekësore të IKSHPS-së.

Gjatë ditës ata kanë marrë rezultatet dhe sipas klubit, të gjithë futbollistët dhe anëtarët e stafit të klubit kanë rezultuar negativ për COVID-19.

Kështu, klubi ka konfirmuar se janë të lirë që të vazhdojnë me punën për t’u përgatitur sa më mirë për rinisjen e sezonit.

“Lajmi i mirë është se nga rezultatet e pranuara nga IKSHPK, i gjithë stafi dhe lojtarët kanë rezultuar NEGATIV, pra lojtarët janë me shëndet të mirë dhe normalisht do të vijojnë me seancat stërvitore ashtu siç është planifikuar”.

Izair Emini është futbollisti i parë dhe i vetëm deri më tani që u konfirmuar me COVID-19, por lajmi i mirë është se virusi i takon të kaluarës, sot ai ka rezultuar negativ në testin e radhës.

(Kosova Sot Online)