Kovacic thotë se do të mësojë shumë nga Lampardi

  • 25 May 2020 - 20:34
Kovacic thotë se do të mësojë shumë nga Lampardi

Kovacic është i bindur se me Lampardin do të shënojnë një epokë te Chelsea.

Mateo Kovacic njihet për cilësitë e tij teknike në fushë, por gjithmonë i ka munguar më e rëndësishmja, golat.

Ai nuk është lojtar që shpërthen në zonë dhe shënon gola siç bëjnë shumë mesfushor.

Megjithatë, me Frank Lampardin beson se do të përmirësohet edhe në këtë aspekt.

“Kishim vit të mirë me Maurizio Sarrin, duke fituar Europa Leaguen, në fund ai u largua dhe erdhi Frank Lampard”, u shpreh Kovacic.

“Mendoj se që nga dita e parë ndjenja ishte e mirë. Më pëlqen mënyra se si stërvitemi, me të vërtetë stërvitje të vështira. Më pëlqen karakteri i tij, mënyra se si i flet ekipit”.

“Mendoj se mund të mësoj shumë nga ai, gjithçka që i mungon lojës sime, golat e gjërat tjera që Lampard i di më së miri”.

(Kosova Sot Online)