“Erling Haaland e ka transformuar Dortmundin”

  • 25 May 2020 - 21:16
“Erling Haaland e ka transformuar Dortmundin”

Favre beson se me Haalandin, Dortmundi është tjetër skuadër.

Trajneri i Borussia Dortmund, Lucien Favre, është shfaqur para gazetarëve në konferencë për media para ndeshjes me Bayern Munich.

Ai ka siguruar Bayernin që nuk do ta kenë të lehtë, pas humbjes 4-0 në ndeshjen e parë.

Sipas tij, Dormtund tani është tjetër skuadër, sidomos me ardhjen e sulmuesit, Erling Haalnd dhe mesfushorit, Emre Can.

“Në janar blemë Haalandin dhe Emre Canin dhe tani jemi më ndryshe. Thjesht jemi më të mirë se atëherë, por ndeshja 4-0 na gjeti jo në formë”, u shpreh ai.

(Kosova Sot Online)