FFK ndihmoi klubet e Superligës edhe para Bajramit

  • 25 May 2020 - 21:46
FFK ndihmoi klubet e Superligës edhe para Bajramit

Federata e Futbollit e Kosovës ndihmoi sërish klubet e Superligës.

Madje, këtë herë përkrahja financiare mdodhi pak para festës së Fitër Bajramit.

Shumica e klubeve me këto para ua ndanë gjysmën e pagave të lojtarëve.

Po ashtu, FFK ka pajisur klubet edhe me të gjitha pajisjet dhe preparatet dezinfektuese, duke përfshirë këtu edhe tabelat dezinfektuese që do të jenë në çdo stadium para ndeshjes.


(Kosova Sot Online)