Interi nuk bindet nga oferta e parë e Valenicas për mesfushorin

  • 25 May 2020 - 22:32
Interi nuk bindet nga oferta e parë e Valenicas për mesfushorin

Valencia ka trokitur në dyert e Interit për shërbimet e mesfushorit uruguaian Matias Vecino, por raundi i parë i bisedimeve mes palëve nuk ka shkuar aspak mirë, pasi vlerësimet për kartonin e futbollistit kanë qenë të ndryshme.

Kjo pasi spanjollët kanë ofruar ta marrin futbollistin në huazim me detyrim blerjeje për shifrën e 20 milionë eurove, por kanë marrë një jo të prerë nga zikaltrit, që nga ana e tyre pretendojnë 30 milionë euro për futbollistin.

Matias Vecino është aktivizuar shpesh nga Conte, por njëri mes tij dhe Gagliardinit duhet të largohen këtë verë, për t’u bërë vend afrimeve të reja që priten, ndaj duket se do të jetë pikërisht uruguaiani ai që do të lërë Milanon.

Kjo pasi për të ka kërkesa më të shumta, duke qenë se më herët kanë kërkuar informacione edhe klube si Arsenal e Tottenham, ndonëse deri tani oferta e vetme konkrete është kjo e Valencias, që zikaltrit e konsideruan të pamjaftueshme.

(Kosova Sot Online)