“Arthur dëshiron te qëndrojë në Barcelonë, ai s’ka pse të shkojë në Itali”

  • 25 maj 2020 - 22:42
“Arthur dëshiron te qëndrojë në Barcelonë, ai s’ka pse të shkojë në Itali”

Arthur e ka ndarë mendjen, e do vetëm Barcelonën.

Arthur Melo nuk dëshiron të lëvizë nga Barcelona, ai beson se ka ende për të dhënë te katalunasit.

Barça donte ta përfshijë në marrëveshje për transferimin e mundshëm të Miralem Pjanic, por Arthur nuk dëshiron të shkojë te Juve.

Lajmin e ka konfirmuar për ESPN një burim i afërt që ka dashur të mbetet anonim: “Arthur dëshiron të qëndrojë në Barcelonë 100%, nuk ka asnjë synim për të ndërruar klub”.

“S’ka asgjë lidhur me këtë sepse s’ka asnjë kuptim për të që të shkojë në Itali”.

Burimi anonim ishte dakord me ato që tha dje nëna e brazilianit, se Arthur “është i lumtur” në Camp Nou.

(Kosova Sot Online)