Statistikat që duhet t’i dini para derbit Dortmund – Bayern

  • 26 May 2020 - 09:53
Statistikat që duhet t’i dini para derbit Dortmund – Bayern

Gara për titullin e Bundesligës 2019/20 do të jetë e zjarrtë të martën në stadiumin Signal Iduna Park, ku do të takohen në orën 18:30 Borussia Dortmundi dhe Bayern Munichu. Që të dyja skuadrat i kanë fituar dy ndeshjet e zhvilluara që nga rinisja e sezonit, por cilën skuadër e favorizojnë statistikat?

Fitorja në derbin e sotshëm do të bënte që Bayerni të krijojë epërsi prej shtatë pikësh me vetëm edhe gjashtë ndeshje deri në fund – që do të thotë se skuadra e Hansi Flick do ta kishte njërën dorë në trofe – ndërsa fitorja e Dortmundit do ta bënte garën për titull edhe më të zjarrtë.

Statistikat që duhet t’i dini:

– Bayern Munichu i ka shënuar nëntë gola dhe nuk e ka pësuar asnjë në dy takimet e fundit të Bundesligës me Borussia Dortmundit – duke fituar 4:0 dhe 5:0.

– Dortmundi e fitoi përballjen e fundit mes dy skuadrave në Signal Iduna Park, në xhiron e 11-të të sezonit të kaluar, duke fituar me rezultat 3:2.

– Dortmundi e ka humbur vetëm njërën nga katër derbit “Klassiker” të fundit të zhvilluara në stadiumin e vet (dy fitore, një barazim dhe një humbje).

– Dortmundi e fitoi edhe përballen e Superkupës gjermane në gusht, që do të thotë se trajneri Lucien Favre ka rekord 100 për qind të fitoreve kundër Bayernit kur luan si vendas – me dy fitore nga po aq ndeshje.

– Robert Lewandowski është golashënuesi më i mirë i ligës këtë sezon me 27 gola të shënuara, apo mesatarisht një gol për çdo 82 minuta lojë. Haaland, i cili erdhi në ligë në janar, i ka shënuar dhjetë gola, apo mesatarisht nga një gol për çdo 69 minuta lojë.

– Dortmundi është skuadra e vetme gjermane që i ka tre lojtarë që kanë shënuar mbi dhjetë gola gjatë këtij sezoni: Haaland dhjetë, Marco Reus 11 dhe Jadon Sancho 14.

(Kosova Sot Online )