Strakosha, i infektuar me koronavirus? Reagon vëllai i shqiptarit

  • 26 May 2020 - 10:41
Strakosha, i infektuar me koronavirus? Reagon vëllai i shqiptarit

Ish-futbollisti i Torinos, Massimo Brambati, pretendoi se Thomas Strakosha është infektuar me koronavirus, mirëpo ky lajm është përgënjeshtruar nga vëllai i shqiptarit.

Futbolli në Serie A ka qenë i pezulluar që nga muaji mars shkaku i përhapjes së koronavirusit në botë, përderisa Italia kishte qenë gjatë një periudhe njëra ndër epiqendrat e këtij virusi.

Përkundër një numri të madh të futbollistëve shqiptarë që luajnë në Serie A, asnjëri prej tyre nuk u infektua me virusin Covid-19.

Megjithatë, së fundi, ish-futbollisti i Torinos dhe Barit, Masimo Brambati, hodhi dyshime, duke thënë se portieri shqiptar i Lazios, Thomas Strakosha, dhe ylli i Milanit, Franck Kessie, janë prekur nga koronavirusi.

Brambati e dha këtë deklaratë duke pretenduar se kjo dyshe nuk ka pësuar lëndim, por është infektuar me koronavirus, mirëpo Milani dhe Lazio po tentojnë ta fshehin këtë.

Megjithatë lidhur me këto deklarata të Brambatit ka reaguar në rrjetet sociale vëllai i Thomas Strakoshës, Dimtri. 

“Duhet të keni turq për përhapni gënjeshtra dhe nëse nuk do të respektonim moshën tuaj, unë personalisht do t’ju padisja për informacion të rremë”, shkroi vëllai i portierit të Lazio.

(Kosova Sot Online)