Legjenda e NBA e kishte lënë shtatzënë një vajzë 13-vjeçare, flet djali i tij

  • 26 May 2020 - 10:56
Legjenda e NBA e kishte lënë shtatzënë një vajzë 13-vjeçare, flet djali i tij

Karl Malone Jr – djali i legjendës së NBA dhe Utah Jazz, Karl Malone – e ka publikuar së fundi një video në Instagram lidhur me akuzën që babai i tij e kishte pasur për përdhunim ligjor gjatë fillimit të karrierës së tij.

Karl Malone u kthye në vëmendjen e tifozëve të basketbollit shkaku i dokumentarit të ESPN, “The Last Dance”, ku shfaqet edhe përballja e Chicago Bulls me Utah Jazz në finalen e vitit 1998 në NBA.

Në vitin 1983, Malone, që në atë kohe kishte qenë 20-vjeçar, e kishte lënë shtatzënë një vajzë 13-vjeçare, Gloria Bell. Në atë kohë, Malone ishte yll i Lousiana Tech në kolegj dhe rasti u cilësua si përdhunim, pasi që Bell nuk ishte e rritur mjaftueshëm për të qenë në gjendje të pranojë ligjërisht të kryejë marrëdhënie me Malone.

Prindërit e Bell e kishin paditur në vitin 1986 Malone, pasi që ku i fundit nuk kishte paguar për kujdesin për djalin e tij, të cilin nuk e kishte takuar derisa ai i kishte mbushur 17 vjeç.

“Ndoshta po e fus veten në telashe me këtë gjë. Nëna ime do të zemërohet me mua. Por, në fund të fundit, unë vetëm po e ngre zërin për babanë tim, për familjen time”, thotë Malone Jr në videon e postuar në Instagram.

“AI bëri gabim, por është një baba i mirë. Ai ende kujdeset për vëllain tim, Demtress. Babai im është pjesë e jetës së secilit fëmijë të tijit. Njerëzit duan të mendojnë që ai s’është i tillë, por ai do të bënte gjithçka për ne”.

“Kjo nuk po më lëndon vetëm mua, më dhemb kur e shoh nënën time sepse ajo po detyrohet të përballet me të gjitha këto. Ajo duhet t’i përballojë kritikat nga familja e babait vetëm pse nuk është e zezë. Por, ajo është e fortë”. 

(Kosova Sot Online)