Lojtarët kanë 25 për qind më shumë gjasa të lëndohen kur të rinisë sezoni

  • 26 May 2020 - 14:08
Lojtarët kanë 25 për qind më shumë gjasa të lëndohen kur të rinisë sezoni

Lojtarët e Premierligës kanë 25 për qind më shumë gjasa të lëndohen kur të rinisë kampionati këtë sezon për shkak të agjendës së ngarkuar, sipas një studimi të fundit.

Drejtori ekzekutiv i Premierligës, Richard Master, së fundi ka bërë të ditur se ai është i bindur që liga do të mundë të rinisë në qershor, përderisa tani klubet i janë kthyer stërvitjeve në grupe të vogla të lojtarëve.

Sezoni 2020/21 është planifikuar të nisë në fund të gushtit ose në fillim të shtatorit dhe para se të nisë ai sezon i ri, Federata e Futbollit e Anglisë do të duhet t’i bëjë vend edhe ndeshjeve të FA Cup.

Bazuar në projektin për rinisjen e sezonit, ndeshjet e Premierligës do të kthehen potencialisht më 20 qershor. Nga kjo datë e deri në fund të sezonit, Manchester City do të përballet të paktën me 13 ndeshje në 49 ditë.

Manchester City e ka luajtur një ndeshje më pak sesa shumica e klubeve të Premierliga, mirëpo në këto shifra nuk merren parasysh ndeshjet e mbetura deri në fund të Ligës së Kampionëve – potencialisht katër ndeshje, nëse City shkon deri në finale.

Një studim i bërë nga Zone7, që është kompani e specializuar për të parashikuar rrezikshmërinë e lëndimeve dhe punon me 35 klube profesioniste të futbollit në botë – tregon se zhvillimi i tetë ndeshje brenda një periudhe prej 30 ditëve i rrit gjasat për lëndim të lojtarëve për 25 për qind, në krahasim me zhvillimin e katër apo pesë ndeshjeve për të njëjtën periudhë kohore.

Kjo bën që lojtarët të përballen me rrezik të shtuar në lëndime kur të rinisë sezoni, pasi që në agjendën e dytë do të duhet të bëjnë vend për shumë ndeshje brenda një periudhë të shkurtë kohor.

(Kosova Sot Online)