Challandes: Rashica mund të luajë me sukses në Serie A

  • 26 May 2020 - 14:44
Challandes: Rashica mund të luajë me sukses në Serie A

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes beson se ylli i Werder Bremenit do ta ndërrojë mjedisin gjatë verës dhe insiston se 23 vjeçari do të përshtatej mjaft mirë në Napoli

Bernard Challandes i ka ngritur në qiell Milot Rashicën.

Përzgjedhësi i Kosovës beson se dy ylli vushtrrias ka të ardhme të ndritshme.

Trajneri zviceran insiston se sulmuesi i Werder Bremenit mund të luante me sukses në Serie A.

Kohëve të fundit flitet se interesim për 23 vjeçarin kanë shfaqur Lazio dhe Napoli në Itali.

“Miloti është një sulmues i fortë dhe i shpejtë. Ai mbi të gjitha punon për skuadrën edhe në fazën defanzive. Në një skuadër që bën lojë të bukur, ai do t’i tregonte vlerat e tij. Pas këtij sezoni mendoj se do t’i ketë disa oferta. Italia do të ishte një destinacion ideal për të. Ai ka kapacitet të shënojë dhe të asistojë në Serie A. Nuk do të befasohesha nëse e do Napoli”, deklaroi Challandes për “Radio Marte”.

Rashica pëlqehet edhe në Gjermani nga Leipzigu e Borussia Dortmundi, por edhe në Angli nga Liverpooli, Wolverhamptoni e Aston Villa. 

(Kosova Sot Online)