Prishtina konfirmon rezultatet: Asnjë lojtar i infektuar me Covid-19

  • 26 May 2020 - 14:47
Prishtina konfirmon rezultatet: Asnjë lojtar i infektuar me Covid-19

Prishtina e ka konfirmuar se asnjë lojtar i tyre nuk është i infektuar me Covid-19, duke bërë të ditur kështu që të gjitha testet e bëra u kthyen me rezultate negative.

Pas vendimit të Ministrisë së Shendetësisë për t’i lejuar klubet të rikthehen në seanca stërvitore, Federata e Futbollit e Kosovës vendosi që kampionati të rinisë më 7 qershor, ndërsa ndeshjet e Kupës të fillojnë nga 2 qershori.

Fillimisht pati kritika që lojtarët nuk u testuan për koronavirus para se t’i nisin stërvitjet, veçanërisht pasi që lojtari i Dritës, Izair Emini, doli i infektuar me koronavirus. Megjithatë më vonë u bë e ditur se do të testohen të gjithë lojtarët.

Të hënën u konfirmua se Emini është shëruar ndërsa tani Prishtina e ka konfirmuar se nuk e ka asnjë të infektuar me koronavirus, në bazë të testeve të bëra.

“Pas marrjes së mostrave nga IKSHPK, qendra në Prishtinë, prishtinasit kanë dal të gjithë negativ në testin për COVID-19”, thuhet në njoftimin e Prishtinës.

“Futbollistët e skuadrës do të vazhdojnë të qetë përgatitjet për ndeshjen e parë gjysmëfinale me Drenicën më 2 qershor në “Fadil Vokrri” që do të fillon nga ora 18:00”.


(Kosova Sot Online)