Real Madridi nuk e ka ndërmend të ngutet me Erlind Haalandin

  • 26 May 2020 - 15:46
Real Madridi nuk e ka ndërmend të ngutet me Erlind Haalandin

“Los Blancos” nuk duan të nguten dhe mund ta transferojnë sulmuesin e Borussia Dortmundit në vitin 2021

Real Madridi nuk e ka ndërmend të ngutet me Erlind Haalandin.

Mediumi spanjoll “OK Diario” raporton se “Los Blancos” po mendojnë ta presin vitin 2021 për ta transferuar futbollistin e ri norvegjez.

Sulmuesi i Borussia Dortmundit është një futbollist me të ardhme të ndritshme.

Reali po mendon ta lë atë në Gjermani edhe një vit, që të bëjë përvojë, për ta sjell më pas në “Santiago Bernabeu”.

Mbretërit duan të godasin verën e ardhshme me dyshen Haaland – Kylian Mbappe, të cilët mund ta formojnë një treshe të frikshme në sulm me Eden Hazardin.

PSG-ja nuk e ka ndërmend ta shesë yllin francez gjatë kësaj vere. 

(Kosova Sot Online)