Neymar mund të qëndrojë në Francë

  • 26 May 2020 - 17:05
 Neymar mund të qëndrojë në Francë

Ylli brazilian e do rikthimin në Camp Nou, por shkaku i koronavirusit mund të mbetet edhe një vit në Francë

Neymar junior nuk e ka fshehur asnjëherë ëndrrën e tij për t’u rikthyer në Barcelonë.

Mirëpo, ylli brazilian është i vetëdijshëm se një gjë e tillë nuk do të jetë aspak e lehtë të ndodhë këtë verë.

Shkaku i pandemisë koronavirus, klubet evropiane i ka kapluar kriza financiare.

Dhe, kjo mund të jetë arsyeja që Barça të mos ketë mundësi ta rikthejë atë në Camp Nou.

Prandaj, përfaqësuesi brazilian është i përgatitur që mund të qëndrojë edhe një vit në Paris Saint-Germain.

Klubi francez e kishte blerë 28 vjeçarin për 222 milionë euro në vitin 2017.

Në vitet e fundit, interesim për ish-futbollistin e Santosit ka shfaqur edhe Real Madridi.

(Kosova Sot Online)