Rashica e kërkon golin e parë në Bundesligë këtë vit, në takim kundër Monchengladbach

  • 26 May 2020 - 21:19
 Rashica e kërkon golin e parë në Bundesligë këtë vit, në takim kundër Monchengladbach

Milot Rashica është në kërkim të golit të parë në Bundesligë në vitin 2020 dhe atë mund ta arrijë sot në përballjen e Werder Bremen me Borussia Monchengladbach.

Werder Bremen është nikoqir në Monchengladbach në Weserstadion, në një takim që nis në orën 20:30, i vetëdijshëm se cfarëdo lëshimi i pikëve do të nënkuptojë hap prapa në luftë për mbijetesë në Bundesligë.

Skuadra e Florian Kohfeldt shpreson se njeriu i vet kryesor, ylli i Kombëtares së Kosovës, Rashica do ta rigjejë formën e vjetër dhe do ta rikthejë shënimin e golave.

Hera e fundit kur Rashica shënoi gol në Bundesligë, ishte në humbjen e Werderit 6:1 kundër Bayern Munich në dhjetor.

23-vjeçari është në një ecuri tejet negative prej 11 ndeshjeve pa shënuar gol në ligën elitare gjermane.

Përkundër formës së dobët, Kohfeldt ia ka besuar një vend titullari Rashicës edhe kundër Monchengladbach.

(Kosova Sot Online)