Arrestohet boksieri turk, nën akuzat se e vrau me thikë të dashurën gjatë karantinës

  • 27 May 2020 - 08:09
Arrestohet boksieri turk, nën akuzat se e vrau me thikë të dashurën gjatë karantinës

Boksieri turk Selim Ahmet Kemaloglu është arrestuar pasi dyshohet se ka masakruar me thikë të dashurën e tij gjatë mbylljes së koronavirusit.

Mediat lokale turke deklarojnë se 26-vjeçari u arrestua të dielën në qytetin Muglu në provincën jug-perëndimore turke me të njëjtin emër.

Kemaloglu thuhet se ka thirrur një ambulancë në shtëpinë e tij pasi e dashura Zeynep Senpinar, 25 vjeç, ishte qëlluar me thikë në gjoks.

Ngjarja ndodhi pas një debati në banesën që çifti kishte gjatë kohës që po kalonin bashkë karantinën. Mjekët shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, por nuk arritën të shpëtojnë jetën e Senpinar.

Trupi i saj iu dorëzua specialistëve të mjekësisë ligjore për analiza paraprake që treguan se një plagë me thikë në kraharor ishte shkaku i vdekjes.

(Kosova Sot Online )