Garë e madhe për transferimin e Gosensit

  • 27 May 2020 - 08:25
Garë e madhe për transferimin e Gosensit

Interi, Chelsea, Leicester City, Borussia Dortmund, Eintracht Frankfurt dhe Schalke 04 janë të gjithë të interesuar për mbrojtësin e krahut të Atalanta, Robin Gosens.

Sipas mediumit italian Tuttomercatoweb, ka klube që duan nënshkrimin e tij në Itali, Angli dhe vendin e tij të lindjes, Gjermani. Ai mbush 26 vjeç në muajin korrik dhe ka nënshtetësi të përbashkët gjermano-holandeze, por pritet të luajë futboll ndërkombëtar për Die Mannschaft.

Atalanta rrëmbeu Gosens nga Heracles Almelo për më pak se dy milion euro në vitin 2017 dhe pritet ta ketë një fitim të madh duke e shitur për një çmim prej 20 milionë eurosh këtë verë.

Mbrojtësi i majtë shënoi tetë gola dhe bëri pesë asistime në 30 ndeshje në të gjitha gasrat për La Dea deri më tani këtë sezon.

TMW pretendon se favoritë mund të jenë Schalke, sepse ata janë skuadra që Gosens mbështeti që nga fëmijëria, por Dortmund dhe Eintracht Frankfurt janë gjithashtu opsione intriguese.

Interi do të dëshironte ta mbante Gosens në Serie A, ndërsa Chelsea dhe Leicester City janë të interesuar ta transferojnë në Ligën Premier.

(Kosova Sot Online )