Flick lavdëron Sanchon: Ai ka cilësi të mrekullueshme

  • 27 May 2020 - 08:29
Flick lavdëron Sanchon: Ai ka cilësi të mrekullueshme

Trajneri i Bayern Munichut, Hansi Flick, e ka lavdëruar Jadon Sanchon, duke e quajtur talent të jashtëzakonshëm, mes spekulimeve të shumta për të ardhmen e yllit anglez të Dortmundit.

Jadon Sancho hyri në lojë gjatë pjesës së dytë të disfatës me rezultat 1:0 të Dortmundit kundër Bayernit, në derbin Der Klassiker, të martën, në një goditje të madhe për ëndrrat e nikoqirëve për ta fituar titullin e kampionit këtë sezon.

Anglezi 20-vjeçar ka qenë njëri ndër lojtarët më të kërkuar nga klubet e mëdha evropiane – si nga Bayerni, ashtu edhe nga gjigantet e Premierligës.

Manchester Unitedi ka qenë ndër që është përfolur që ka më së shumti gjasa ta transferojë yllin e Dortmundit, i cili shkoi në Bundesligë në vitin 2017, pasi u ngrit nga akademia e të rinjve e Manchester Cityt.

Ndërkohë, kur Flick u pyet për Sanchon, pas fitores së Bayernit, ai ishte plot lëvdata për cilësitë e sulmuesit anglez.

“Nuk më pëlqen të flas për lojtarët që kanë kontratë me klube të tjera. Unë mund të them që Jadon Sancho ka cilësi të larta dhe po bën punë shumë të mirë në Dortmund”, ka thënë Flick.

“Ai ka talent të mrekullueshme dhe cilësi tepër të mëdha. Kjo është pse të gjithë duhet ta pranojmë se Dortmundi e ka, te ai, një lojtar shumë të mirë”.

(Kosova Sot Online )