Tifozët e këndonin Messin, reagimi i Ronaldos: Më xhelozojnë se jam i bukur, i pasur dhe brilant

  • 27 May 2020 - 12:47
Tifozët e këndonin Messin, reagimi i Ronaldos: Më xhelozojnë se jam i bukur, i pasur dhe brilant

Cristiano Ronaldo kishte pretenduar se tifozët e ekipeve kundërshtare nuk e duan atë për shkak se ai është i pasur, i bukur dhe një lojtar i mrekullueshëm, në një deklaratë të tij të dhënë në vitin 2011.

Gjatë një ndeshjeje të Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Dinamo Zagrebit, tifozët e klubit kroat e kishin fishkëllyer vazhdimisht yllin portugez, Cristiano Ronaldon.

Tifozët kroatë madje edhe kishin filluar të këndonin për yllin e Barcelonës, Lionel Messin, përderisa Ronaldo ishte zemëruar edhe me ndërhyrjet e shumta nga mbrojtësit e Dinamo Zagrebit.

Kur ishte pyetur për sjelljen e tifozëve në Kroaci, Ronaldo citohet nga The Guardian të ketë thënë: “Mendoj se pasi që jam i pasur, i bukur dhe lojtar brilant, njerëzit ma kanë zili”.

“Nuk kam asnjë sqarim tjetër”, kishte shtuar Ronaldo.


(Kosova Sot Online)