Juventusi vendos për Pogban

  • 27 May 2020 - 15:44
 Juventusi vendos për Pogban

“Bianconeri” duket se kanë hequr dorë nga mesfushori francez, i cili mund të transferohet në Real Madrid

Juventusi duket se ka hequr dorë nga Paul Pogba.

Për këtë është i bindur mediumi italian “Corriere dello Sport”.

Mesfushori francez kërkohej qe një kohë nga “Bianconeri”, të cilët synonin ta rikthejnë atë në Torino.

Mirëpo, kriza financiare e shkaktuar nga koronavirusi do t’ia pamundësojë “Zonjës së Vjetër” ta transferojë kampionin e botës me Francën.

27 vjeçarin e do ndërkohë edhe Real Madridi, i cili e kërkonte atë edhe verën e kaluar.

Nëse vendos të largohet nga “Old Traffordi”, Pogba mund t’i bashkohet bashkëkombësit të tij, trajnerit Zinedine Zidane në “Santiago Bernabeu”.

(Kosova Sot Online)