Liria kërkon në FFK rinisjen e Ligës së Parë

  • 27 May 2020 - 16:42
 Liria kërkon në FFK rinisjen e Ligës së Parë

Para se Federata e Futbollit e Kosovës ta zyrtarizojë lajmin për mbylljen para kohe të kampionateve të tjera përveç Ipko Superligës së Kosovës, Liria ka kërkuar që të rifillohet sezoni 2019/20.

Federata e Futbollit e Kosovës tashmë ka vendosur që sezoni aktual në Ipko Superligën e Kosovës të rinisë më 7 qershor, një vendim ende nuk është zyrtarizuar nga FFK-ja për garat e nivelit më të ulët.

Përkundër që tashmë raportohet se Federata ka vendosur që t’i mbyllë para kohe këto gara, Liria ka kërkuar në FFK që të vendoset e kundërta dhe të rinisë gara edhe në Ligën e Parë dhe garat e tjera.

“KF “Liria” përmes kësaj shkrese, kërkon nga FFK-ja përkatësishtë Komisioni i Garave që të nis sa më parë Liga e Parë e Kosovës. Kjo kërkesë mbështetet edhe në vendimin për zhvilimin e futbollit në gjitha ligat në tërë rajonin (si Shqipëria, Mali Zi, Maqedonia etj)”, thuhet në kërkesën e Lirisë.

“Ne, mendojmë se derisa Superliga nis dhe që është mirë, duhet pa tjetër të nis kampionati dhe në Ligën e Parë, pjesa e mbetur dhe të kryhet në fushë të gjelbërt. Përndryshe, Liria është kundër çdo diskriminimi edhe me pagesat, që po bënë FFK-ja.

“Ne, jemi për tu përkrahur klubet e Superligës, por gjithësesi edhe të Ligës së Parë, duhet të përfshihen në këto shpërndarje të mjeteve fianciare, ndryshe ky është diskrimin. Edhe njëherë KF Liria është për vazhdimin e kampionatit, çdo vendim tjetër do të konsiderohet dsikriminues dhe i dëmshëm për klubet”.

“Aktualisht, jemi skuadër që kemi bërë shpenzime marramendese në paga e shpenzime të tjera përcjellëse, derisa kemi mbajtur dhe lojtarët e Huaj gjatë tërë kohës në Prizren, duke pritur nisjen e edicionit dhe duke ditur se jemi në garë për rikthim në Superligë, ku gjasat janë reale, ngase janë në pyetje 10 ndeshje, përkatësishtë 30-të pikë. Pra, kampionati duhet të nisë”.

(Kosova Sot Online)