Lyoni: Ne do t’ia japim goditjen e fundit Juventusit

  • 27 May 2020 - 19:23
Lyoni: Ne do t’ia japim goditjen e fundit Juventusit

Trajneri i fitnesit në skuadrën e Lyonit, Paolo Rongoni, shpreson se Lazio do ta fitojë titullin në Serie A dhe paralajmëron se Lyoni do t’ia japë goditjen e fundit Juventusit.

Lyoni e fitoi 1:0 ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve, ndërsa ndeshja e kthimit pritet të luhet në gusht.

Derisa Juventusi do të luajë për të luftuar për titull në Serie A në muajt në vazhdim, për Lyonin sezoni ka mbaruar, pasi Ligue 1 i dha fund atij para kohe për shkak të pandemisë koronavirus.

“Shpresoj se Lazio do ta fitojë titullin në Serie A. Shpresoj se pas kësaj do të ndodhë një rrëmujë e madhe në skuadrën e Juventusit dhe ne ia japim asaj goditjen e fundit”, shtoi ai.

“Ata pritet të vijnë në gjendje më të mirë fizike së ne pas 12 ndeshjeve. E vetmja mundësi që ne të kemi përparësi ndaj tyre është nëse gjërat nuk shkojnë mirë për Juventusin”, theksoi ai. 

(Kosova Sot Online)