Vidal e refuzon dy herë Antonio Conten

  • 27 May 2020 - 21:21
 Vidal e refuzon dy herë Antonio Conten

Përfaqësuesit e Arturo Vidalit thonë se mesfushori kilian nuk ka përse ta braktisë Barcelonën për Interin dhe tregojnë se ai tashmë e kishte refuzuar Antonio Conten gjatë kohës kur ai ishte trajner i Chelseat.

Komentet e personave të afërt me Vilain janë cituar nga gazeta spanjolle “AS” në edicionin kilian.

Sipas njërit prej përfaqësuesve të tij, i cili ka dashur të mbetet anonim, Vidal mendon se nuk ka mundësi më të mirë për ta fituar Ligën e Kampionëve se me Barcelonën.

“Ai dëshiron ta fitojë Ligën e Kampionëve. Ku mund ta ketë ai një mundësi më të mirë se të luajë përkrah më të mirëve në botë?” ka thënë ky përfaqësues anonim.

Kohëve të fundit është raportuar se Conte dëshiron të ribashkohet me Vidalin në Inter.

“Conte e thërriste Arturon çdo javë gjatë vitit të parë në Chelsea, por ai gjithmonë i thoshe jo sepse atë sezon klubi anglez nuk ishte në Ligën e Kampionëve”.

Vidal ka kontratë me Barçën vetëm deri në verën e vitit 2021, prandaj largimi i tij në verë është i mundshëm sepse katalonasit nuk duan ta humbasin atë pa asnjë qindarkë.

(Kosova Sot Online)