Vdes në moshën 43-vjeçare ish-shoku i Cristiano Ronaldos

  • 27 May 2020 - 23:06
 Vdes në moshën 43-vjeçare ish-shoku i Cristiano Ronaldos

Ish-futbollisti argjentinas Mauricio Hanuch është ndarë nga jeta të martën në moshën 43-vjeçare.

“Turku” vuante nga kanceri në stomak, ndërsa ishte shtruar në spital me probleme në mëlçi dhe veshka.

Ai ka qenë shok skuadre me Cristiano Ronaldon në vitin 2002-2003 te Sporting Lisbona, ndërsa rruga e tij në karrierë ka kaluar dhe në Shqipëri teksa luajti për Dinamon në vitin 2008.

(Kosova Sot Online)