Cristiano Ronaldo ndryshoi look pas karantinës dhe dashur padashur u bë meme në rrjet!

  • 28 May 2020 - 10:28
Cristiano Ronaldo ndryshoi look pas karantinës dhe dashur padashur u bë meme në rrjet!

Ditën e djeshme, futbollisti me famë botërore, Cristiano Ronaldo, ndau një foto të re me ndjekësit në llogarinë e tij në Instagram.

Ronaldo kishte ndryshuar pamje pas karantinës, pasi kishte vendosur të mos i mbante më flokët aq të gjatë sa për t’i kapur topuz.

Ai kishte lënë baluke të gjata të cilat i kishte kthyer nga njëra anë, ndërsa kërkonte aprovimin e ndjekësve për pamjen e tij të re.

Mirëpo, teksa një pjesë e fansave e komplimentoi për këtë look, një pjesë tjetër vendosi të bëjë meme me flokët e futbollistit.

Që prej ditës së djeshme, në rrjet kanë qarkulluar meme nga më të ndryshmet, disa prej të cilave po jua tregojmë më poshtë:

(Kosova Sot Online)