8 vjeçari shqiptar vdes në fushën e futbollit

  • 28 May 2020 - 22:11
 8 vjeçari shqiptar vdes në fushën e futbollit

Një fëmijë i mitur ka ndërruar jetë këtë të enjte për shkak të një aksidenti të rëndë. Ngjarja ka ndodhur në Has të Kukësit, teksa 8 vjeçari po luante pranë shkollës së tij. I mituri është rrëzuar dhe në rrethana ende të paqarta, ka ndërruar jetë teksa po dërgohej në spital.

Njoftimi i policisë:

Më datë 28.05.2020 në vendin e quajtur “Fusha e Sportit” në qytetin e Krumës, shtetasi E.C., 8 vjeç, duke luajtur me femijë, dyshohet se është rrëzuar. Menjëherë është dërguar në spitalin e Hasit, por rrugës për në spital  ka ndërruar jetë. Gjatë kqyrjes në trup, nuk janë konstatuar shenja. Pritet ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.

(Kosova Sot Online)