Golat më të mira të Ronaldos për çdo ekip që ka luajtur

  • 29 May 2020 - 09:48
Golat më të mira të Ronaldos për çdo ekip që ka luajtur

Cristiano Ronaldo ka shënuar 626 gola në ndeshjet me karakter garues të klubeve për të cilat ka luajtura. Në secilën prej këtyre klubeve, ai i ka disa gola të cilat tifozët i mbajnë ende mend.

Ylli portugez i ka shënuar pesë gola në karrierën e tij me Sporting Lisbonën, 118 për Manchester Unitedin, 450 për Real Madridin dhe, deri më tani, 53 për Juventusin.

Ai gjithashtu i ka shënuar edhe 99 gola për ekipin kombëtar të Portugalisë, që do të thotë se i ka shënuar gjithsej 725 gola në ndeshje zyrtare gjatë karrierës së tij.

Në mesin e këtyre golave, janë disa që tifozët e secilit klub për të cilin ka luajtur Ronaldo i mbajnë ende në mendje si ndër golat më të mira të karrierës së portugezit.

(Kosova Sot Online)