West Hami po planifikon ta shesë futbollistin kosovar

  • 29 May 2020 - 15:30
West Hami po planifikon ta shesë futbollistin kosovar

Futbollisti kosovar Albian Ajeti ka dështuar ta tregojë veten në Londër dhe pritet të largohet nga West Ham United gjatë verës që vjen

West Ham Unitedi nuk e ka ndërmend ta mbajë në ekip Albian Ajetin.

Mediat angleze shkruajnë se klubi i Premierligës po planifikon ta shesë sulmuesin kosovar vetëm një vit pasi e bleu nga Baseli.

Përfaqësuesit zviceran i është dhënë rasti në 11 ndeshje këtë sezon dhe ai nuk ka arritur të shënojë e as të asistojë.

Në tetë ndeshje të Premierligës, 23 vjeçari i ka bërë vetëm dy goditje, asnjërën prej tyre në portë.

Ajeti i ka bërë vetëm 15 pasime në nëntë muajt e fundit.

West Hami shpreson ta shesë futbollistin kosovar për 7-8 milionë euro.

Por, duke e parë krizën e shkaktuar nga pandemia koronavirus, është e vështirë që ndonjë klub mund ta paguajë këtë shifër.

(Kosova Sot Online)