Gol kaq të bukur nga gjuajtja e lirë s’keni parë këtë sezon, çfarë predhe!

  • 29 May 2020 - 21:54
 Gol kaq të bukur nga gjuajtja e lirë s’keni parë këtë sezon, çfarë predhe!

Magnus Andersen ka shënuar golin më të bukur ndoshta në karrierë, por edhe këtë sezon në të gjitha ligat evropiane.

Futbolli po rikthehet.

Në Danimarkë tashmë kanë nisur ndeshjet e Superligës, teksa sot u zhvillua një takim, mes Silkeborg dhe FC Nordsjaelland, që përfundoi në të mirë të mysafirëve, me rezultatin 2-0.

Goli i parë u shënua nga Magnus Andersen nga gjuajtja e lirë, një gol që me shumë gjasa është më i bukuri personal në karrierë, por edhe në Evropë për këtë sezon.

Goditja ishte maestrale dhe futbollisti as vet nuk e besonte çfarë goli ka shënuar duke vendosur duart në kokë, ashtu si shokët, teksa ngjalli edhe reagimin e gjithë stolit.

(Kosova Sot Online)