Strakosha ia hap derën Milot Rashicës

  • 29 May 2020 - 22:32
Strakosha ia hap derën Milot Rashicës

Strakosha do të ishte i lumtur nëse me të në Lazio përfundon Rashica.

Milot Rashica mund të jetë duke e luajtur sezonin e fundit te Werder Bremen.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës është duke u kërkuar nga disa klube në Angli, por edhe në Serie A.

Lazio e Thomas Strakohësh flitet se e do Rashicën dhe tani ka folur edhe portieri i Kombëtares shqiptare.

“Sa mundësi ka që Rashica të transferohet te Lazio? Miloti është shumë lojtarë i mirë dhe njeri i mirë, po të vinte te ne, do të ishte një plus i madh”, tha ai për Super Sport.

“Si karakter është shumë i mirë, ndërsa në fushë të gjithnjë e dinë çfarë mund të bëjë”.

(Kosova Sot Online)