Arrihet marrëveshja, Icardi i PSG-së për 50 milionë euro

  • 30 May 2020 - 09:16
Arrihet marrëveshja, Icardi i PSG-së për 50 milionë euro

Icardi do të vazhdojë të luajë te PSG

Sipas Sky Sport Italia, Paris Saint-Germain dhe Inter kanë arritur marrëveshje për trasnferimin e Mauro Icardit.

Kampioni francez do të paguajë 50 milionë euro plus 7 milionë bonuse për sulmuesin argjentinas, që ka shënuar 20 gola në 31 paraqitje që kur iu bashkua Parisit vitin e kaluar.

Edhe Icardi tashmë ka arritur marrëveshje personale me PSG-në.

(Kosova Sot Online )