“Luiz duhet të shkojë, Mustafi nuk është në nivelin e klubit”

  • 30 May 2020 - 10:26
 “Luiz duhet të shkojë, Mustafi nuk është në nivelin e klubit”

Legjenda e Arsenalit dyshon në aftësitë e Mustafit

Martin Keown beson se qendërmbrojtësi i Arsenalit, David Luiz, “duhet të shkojë” këtë verë, derisa insiston se Shkodran Mustafi “nuk është në nivelin” që klubi e kërkon.

Ai ka folur për gjendjen e mbrojtësve të ‘Topçinjve’, duke vlerësuar disa, por për shqiptarin thotë se duhet të largohet.

“Holding ka qenë i lënduar, është e vështirë për ta gjykuar, ai mesiguri meriton edhe një mundësi. Mendoj se Sokratis mund të hyjë në punë por s’mund ta kuptoj pse duhet t’i jepet një marrëveshje e re David Luizit”, u shpreh Keown.

“David Luiz duhet të shkojë, ai nuk është përshtatur në mbrojtje në krah dhe Mustafi, edhe pse Arteta e ka kthjellur paksa, e dimë se Mustafi nuk është në nivelin e klubit”.

“Kur shkoni te një klub futbolli, duhet të lini gjurmë dhe nëse nuk ndodh atëherë duhet të dorëzoheni. Mendoj se të dy lojtarët duhet ta bëjnë këtë…”.

(Kosova Sot Online)