311 milionë euro, 14 talentet e transferuar nga Real Madridi nga viti 2014

  • 30 May 2020 - 11:29
 311 milionë euro, 14 talentet e transferuar nga Real Madridi nga viti 2014

Për më shumë se pesë vite, Real Madridi ka nisur të përdorë një tjetër politik në transferime.

Los Blancos nga shpenzimet marramendëse për yje, nisën të transferojnë talente të rinj, me të ardhme.

Megjithatë, jo gjithçka ka shkuar siç ka planifikuar klubi, pasi blerjet e shumta që nga viti 2014, nuk ia kanë dalë të triumfojnë ende në Madrid, përjashtuar Marco Asension që ka qenë pjesë e rëndësishme e epokës së artë të Realit nga viti 2016 deri 2018, ku fituan 10 trofe – tre Champions League me radhë.

Në këta 14 futbollistë Reali, sipas AS, ka shpenzuar 311 milionë euro dhe ende ekziston shpresa se ndonjëri prej tyre do të shndërrohet në një galaktikë.

(Kosova Sot Online)