“Mbappe nuk është i përshtatshëm për Liverpoolin”

  • 30 May 2020 - 14:13
 “Mbappe nuk është i përshtatshëm për Liverpoolin”

Jason McAteer thotë se Mbappe nuk është i duhuri për Liverpoolin.

Talenti i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe, nuk mund të përshtatet në Liverpoolin e Jurgen Klopp, thotë Jason McAteer.

21 vjeçari është objektiv i ‘Redsave’, për të cilin insiston më së shumti Real Madridi.

“Është puna e Jurgen  që të bëjë skuadrën për sezonin e ri, për të përgatitur ekipin për edicionet e radhës. PSG është klub unik, i dëshpëruar për ta fituar Champions Leaguen, kanë skuadër fantastike, por lojtarët duan sfida më të mëdha”, u shpreh McAteer.

“Mbappe për mua nuk mund të përshtatet siç duhet, një yll në vete, por mendoj se nuk është koha e duhur për të ardhur në Liverpool”.

“Nuk mendoj se është aso lloj lojtari për Kloppin”.

“Më parë e shoh Wernerin ose Sanchon. Mund ta shohim atë (Mbappe) në Liverpool sepse përshtatet për shumë gjëra, por në aspektin futbollistik, nuk mendoj se përshtatet në këtë kohë”.

(Kosova Sot Online)