“Asensio s’ka rival, është momenti i tij”

  • 30 May 2020 - 16:02
 “Asensio s’ka rival, është momenti i tij”

Momenti i Marco Asensios.

Ish futbollisti i Real Madridit, Álvaro Benito, mendon se tani është momenti i Marco Asensios.

Ai ka lënë prapa dëmtimin e rëndë që pësoi në korrik të vitit 2019 dhe do të jetë i gatshëm për rinisjen e sezonit në La Liga.

Sipas Benitos, Asensio s’ka rival në sulm, pavarësisht prezencës së Gareth Bale, duke konfirmuar kështu se Zinedine ZIdane mund të luajë në sulm me Eden Hazard, Karim Benzema dhe Marco Asensio.

Reali “përfiton shumë me kthimin e tij dhe Hazard”.

“Ai është në gjendje të mirë, Marco Asensio nuk ka rival në krahun e djathtë”.

“Real Madridit i kanë munguar golat, Marco e ka këtë. Tani është momenti i tij, ai e di këtë dhe e ndjen. Kur jeni për aq kohë të gjatë jashtë, ndryshon edhe mentaliteti”.

(Kosova Sot Online)