Rashica asiston, kalon në epërsi Bremen

  • 30 May 2020 - 16:41
Rashica asiston, kalon në epërsi Bremen

Werder Bremen ka arritur të kalojë në epërsi me rezultat 1:0 në ndeshjen kundër Schalkes, që po zhvillohet për momentin në stadiumin  Veltins-Arena dhe që vlen për xhiron e 29-të të Bundesligës.

Në minutën e 32-të të ndeshjes, ylli kosovar Milot Rashica e gjeti bashkëlojtarin e tij, Leonardo Bittencourtin, i cili arriti ta shënojë një gol të bukur nga largësia.

(Kosova Sot Online)