Dalin pamje të reja: Festa e Mike Tysonit me Tupac, natën kur u vra repisti

  • 30 May 2020 - 22:32
Dalin pamje të reja: Festa e Mike Tysonit me Tupac, natën kur u vra repisti

Së fundi janë publikuar në rrjete sociale disa pamje të reja ku shihet ish-boksieri amerikan Mike Tyson teksa festonte me repistin Tupac Shakur, pikërisht natën kur ishte vrarë ky i fundit.

Repisti amerikan legjendar ishte vrarë natën e 7 shtatorit të vitit 1996, pasi ai ishte larguar nga MGM Grand Garden Arena në Las Vegas, ky Tyson ishte përballur me Bruce Seldon.

Tyson kishte arritur ta mposhte Seldonin qysh në rundin e parë të meçit për ta fituar titullin e kampionit botëror të WBA, përderisa pastaj ai e kishte festuar fitoren me Tupac-un.

Tyson dhe Tupac ishin shokë të ngushtë dhe së fundi tani janë publikuar disa pamje që tregojnë për momentet prapaskenave që i kishte ndarë dyshja mas meçit.

Tupac ishte vrarë më vonë atë natë, pasi ishte goditur disa herë me plumba para hotelit Maxim. 

(Kosova Sot Online)