Skënderbeu pas vdekjes së 18-vjeçarit: Gjithmonë në zemrat tona

  • 31 May 2020 - 14:01
Skënderbeu pas vdekjes së 18-vjeçarit: Gjithmonë në zemrat tona

Klubi i Skënderbeut i ka shprehur ngushëllime familjes së ish-lojtarit të akademisë së vet, Dorian Tahirllarit, i cili vdiq mbrëmë nga një sëmundje e rëndë.

Në moshën 18-vjeçare lojtari i akademisë së Skënderbeut Dorian Tahirllari e humbi jetën pas një beteje mbi njëvjeçare me sëmundjen e tumorit.

Tahirllari vuante prej kohësh nga kjo sëmundje e rëndë, betejë të cilën pavarësisht përpjekjeve të shumta i riu nuk mundi dot ta fitonte. Futbollisti i talentuar me herët kishte mundur të luante dhe me ekipin U-17 të Skënderbeut por dëshira për të luajtur me ekipin e parë nuk u realizua dot.

“Nuk ia dole të rikthehesh në fushë, por do të mbetesh gjithmonë në zemrat tona. Sepse ti je shpirti i luftës, sakrificës dhe dëshirës për të jetuar. Prehu në paqe Dorian!”, është mesazhi ngushëllues i Skënderbeut. 

(Kosova Sot Online)