Nainggolan e vajton vdekjen e mbesës: S’mund ta besoj, ishe aq e re

  • 31 May 2020 - 14:51
Nainggolan e vajton vdekjen e mbesës: S’mund ta besoj, ishe aq e re

Nainggolan e vajton vdekjen e mbesës: S’mund ta besoj, ishe aq e re

Mesfushori i Cagliarit, Radja Nainggolan, po e vajton vdekjen e mbesës, e cila e humbi betejën me kancerin të dielën.

Mediat italiane raportojnë se mbesa e tij po vuante nga kjo sëmundje për një kohë të gjatë.

“Të gjithëve na mungon, e dashur. Të dashurit tënd. Fëmijëve, babait, vëllezërve dhe motrave, të gjithëve”, shkroi Nainggolan në Instagram.

“Ende nuk mund ta besoj, në këtë moshë kaq të re. Tani shko te nëna dhe përqafoje fort. Ajo do të të mbrojë edhe më shumë”, shtoi ai.

Vdekja e saj vjen në një kohë kur bashkëshortja e 32-vjeçrit po lufton betejën e vet me kancerin.

Nainggolan e humbi edhe të ëmën nga kanceri.

(Kosova Sot Online)