Elliott e refuzoi Realin në vitin 2019, tha ‘jo’ për takimin me Ramosin për shkak Salahut

  • 31 May 2020 - 16:27
Elliott e refuzoi Realin në vitin 2019, tha ‘jo’ për takimin me Ramosin për shkak Salahut

Para se të transferohet në Anfield, Harvey Elliott vizitoi Santiago Bernabeun, me kërkesë të Real Madridit, që u interesuan për talentin 17 vjeçar.

Gjatë vizitës në Santiago Bernabeu, Elliot u pyet nëse do të dëshironte të takonte kapitenin, Sergio Ramosin, përgjigjja ishte e papritur.

“Jo, është në rregull, faleminderit. Nuk më pëlqen pas asaj se çfarë i bëri Mohamed Salahut”, tha Elliot.

Ai u largua nga Bernabeu për t’u kthyer në Angli më pas dhe nënshkroi me Liverpoolin, sot kohë pas kohe ftohet nga Jurgen Klopp në ekipin e parë dhe edhe pse vetëm 17 vjeçar, ai mban medaljes e Superkupës së Evropës dhe Kupës së Botës për Klube. 

(Kosova Sot Online)