“Shkatërrohet” Santiago Bernabeu

  • 31 May 2020 - 16:57
“Shkatërrohet” Santiago Bernabeu

Nuk ka ende asgjë zyrtare, por duke parë se çfarë po ndodh, atëherë raportimet e mediave në Spanjë dalin të jenë të sakta.

Real Madridi do të luajë pjesën e mbetur të sezonit në “Alfredo di Stefano”, stadiumin ku i luan ndeshjet ekipi i dytë, Real Madrid Castilla.

Kjo për faktin se në “Santiago Bernabeu” vazhdojnë punimet për rinovimin e stadiumit, madje në bazë të disa fotografive të postuara nga AS, shihet qartë se sa shumë është bërë rrëmujë, si fusha ashtu edhe shkallët e para të stadiumit, derisa në njërën pjesë i është hequr edhe çatia. 

(Kosova Sot Online)