Klube nga Turqia insistojnë për talentin e Ballkanit

  • 31 May 2020 - 17:48
Klube nga Turqia insistojnë për talentin e Ballkanit

Jetmir Topalli është duke u kërkuar nga disa klube në Turqi.

Sipas medias turke “Sabah”, Antaliaspori po bëjnë përpjekjet më të mëdha për të siguruar shërbimet e sulmuesit 22-vjeçar, derisa për të interesohen edhe Gëztepe, Gaziantep, Koniaspor dhe Gençlerbirligi.

Sic shkruan ‘Sabah”, ‘disa trajnerë të futbollit në Kosovë e konsideroj Topallin me cilësi më të mira teknike se sulmuesi i Fenerbahçes dhe Kosovës Vedat Muriqi’.

Këtë sezon, ai ka realizuar 5 gola në 21 ndeshje për Ballkanin në IPKO Superligën e Kosovës, ndërsa sipas “transfermarkt” vlera e tij shkon 175 mijë euro. 

(Kosova Sot Online)