PSG nuk heq dorë nga Bennacer

  • 01 June 2020 - 08:53
PSG nuk heq dorë nga Bennacer

Mesfushori i Milanit, Ismael Bennacer, ka tërhequr interesimin e Paris Saint-Germainit – raporton Le 10 Sport.

22-vjeçari është duke u kërkuar nga skuadra të ndryshme dhe pasi të hapet afati kalimtar veror, do të ketë një konkurrencë për nënshkrimin e tij.

Ndërkohë, kampioni francez planifikon të shpenzojë rreth 30 milionë euro për transferimin e futbollistit algjerian. Megjithatë, Milani kërkon një shumë më të lartë për Bennacer, i cili ka kaluar vetëm një sezon në San Siro qëkur u transferua nga Empoli në verën e kaluar. Manchester City është një tjetër klub i madh që kërkon shërbimet e mesfushori të Rossonerëve.

(Kosova Sot Online )