Unitedi nuk ia zgjat qëndrimin Ighalos

  • 01 June 2020 - 09:36
Unitedi nuk ia zgjat qëndrimin Ighalos

Odion Ighalo nuk do ta vazhdojë qëndrimin e te Manchester Unitedi – bën të ditur The Sun.

Kontrata e deritanishme e nigerianit ka skaduar të dielën mbrëma dhe nuk është arritur ndonjë marrëveshje për vazhdimin e saj.Djajtë e Kuq kanë rezerva në përpjekjet e tyre për të arritur një kontratë afatgjate dhe me shumë mundësi ai do të kthehet te klubi kinez, Shanghai Shenhua.

30-vjeçari u huazua në Old Trafford në muajin janar dhe klubi anglez e kishte të drejtën e blerjes. Mirëpo, Unitedi nuk mendon se duhet ta paguajë shumën e kërkuar për shërbimet e tij, në mënyrë që Ighalo ta zgjatë qëndrimin.

(Kosova Sot Online )