Balotelli: Nuk jam fantazmë, i padukshëm për kamerat

  • 01 June 2020 - 10:44
Balotelli: Nuk jam fantazmë, i padukshëm për kamerat

Mario Balotelli i ka hedhur poshtë thashethemet se ai nuk është paraqitur në stërvitjen e së dielës me klubin e vet, Brescia, duke këmbëngulur se nuk është i padukshëm për kamerat e vendosura në qendrën stërvitore.

Balotelli është duke e përjetuar një sezon të vështirë me klubin e vendlindjen, duke i shënuar vetëm pesë gola në 19 ndeshje në Serie A deri tani.

Presidenti i Brescia, Massimo Cellino, tha të enjten se pret që Balotelli do të largohet në verë, duke e pranuar se kishte gabuar që e kishte sjellë në klub sulmuesin italian.

Për ish-sulmuesin e Interit dhe Milanit u tha se nuk kishte shkuar në stërvitje as të enjten. Por, Balotelli i ka hedhur poshtë këto thashetheme përmes një reagimi në Instagram.

“Si mund të shkruani se unë nuk po ushtroj në fushë? Ka gazetarë që rrinë në qendrën stërvitore tërë ditën, natyrisht me kamerat e tyre”, shkroi Balotelli në Instagram.

“Unë marr pjesë në dy seanca stërvitore në ditë, gati çdo ditë. Si mund ta mohoni këtë dëshmi? Nuk mendoj se isha fantazmë, i padukshëm për kamerat”, shtoi ai. 

(Kosova Sot Online)