Giroud: Të gjithë lojtarëve të Chelseat u dalë flluskat për shkak të ushtrimeve

  • 01 June 2020 - 14:51
Giroud: Të gjithë lojtarëve të Chelseat u dalë flluskat për shkak të ushtrimeve

Olivier Giroud ka zbuluar dhimbjet e rikthimit të Chelseat në stërvitje, para rifillimit të sezonit në Premierligë, duke e pranuar se pothuajse të gjithë bashkëlojtarët e tij u janë bërë flluska pas rinisjes së ushtrimeve.

Pandemia koronavirus e detyroi Premierligën ta pezullojë sezonin përkohësisht në fillim të marsit, por ai do të rifillojë pas dy javëve.

Lojtarët janë detyruar ta ruajnë kondicionin fizikë në rehati nga shtëpitë e veta, në përputhje me udhëzimet qeveritare për mbajtjen e distancës sociale.

Por me heqjen e kufizimeve të shumta së fundmi, qeveria britanike e lejoi futbollin të rikthehet nga 1 qershori.

Zyrtarët e Premierligës janë pajtuar që ta rifillojnë sezonin 2019/20 më 17 qershor, me klubet që tani mund të stërvitin në grupe dhe duke ua mundësuar lojtarëve kontaktin fizik mes vete.

Sulmuesi francez Giroud është i lumtur që është kthyer në fushë nga vetizolimi, por thotë se e tërë skuadra e Chelsea po i vuan pasojat e temperaturave të larta.

“U kthyem në stërvitje më 19 maj. Ndihem mirë që jam rikthyer në fushë, që po mund t’i takoj bashkëlojtarët dhe thjesht që jam në gjendje të luajë futboll. Më ka munguar kjo”, tha Giroud për UEFA.

“Për shkak të Covid-19, nuk na lejohet të bëjmë dush. Temperaturat janë shumë të larta për momentin, nuk ankohem për këtë por po djersitemi shumë. Gati të gjithë bashkëlojtarët të mi u dolën flluska pas stërvitjeve”, shtoi ai. 


(Kosova Sot Online)