Mbrojtësi legjendar i Milanit: Kundër Messit s’munda të duroj më shumë se 15 minuta

  • 01 June 2020 - 15:19
Mbrojtësi legjendar i Milanit: Kundër Messit s’munda të duroj më shumë se 15 minuta

Ish-mbrojtësi i Milanit, Alessandro Costacurta, e ka të vështirë të zgjedhë mes Lionel Messit dhe Diego Maradonës, por thotë se nuk kishte mundur të duronte më shumë se një çerek lojë kundër sulmuesit të Barcelonës.

Dikur përfaqësuesi i Italisë ka luajtur kundër të dyve, por shpjegon se futbolli ka ndryshuar mjaftueshëm sa për ta bërë të vështirë të zgjedhë njërin mes tyre, duke zbuluar se Maradona ishte trajtuar më vrazhdët sesa Messi.

“Po flasim për dy lojtarë madhështorë në historinë e futbollit, por ndaj Maradonës ne kemi mundur t’i bënim 66 faulle para se të ndëshkoheshim me karton. Me Messin është ndryshe, tani është ndryshe”, tha Costacurta për Sky Sport Italia.

54-vjeçari kujtoi takimin e parë me gjeniun e Barcelonës dhe Argjentinës, Messin, kur ai ishte vetëm 16-vjeçar.

“Messi është më i zgjuar se Maradona, edhe pse të dy janë gjeni shumë të ngjashëm. Unë mendoja se Messi ishte fëmijë me të cilin mund ta bëja çfarë të doja. Por pas 15 minutave lojë, i kërkova Carlo Ancelottit të më zëvendësonte. S’mund të duroja më gjatë”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)