Peter McNeeley ia ofron Mike Tysonit mbi 1 milionë euro për rimeç

  • 01 June 2020 - 16:15
 Peter McNeeley ia ofron Mike Tysonit mbi 1 milionë euro për rimeç

Peter McNeeley ia ka ofruar Mike Tysonit mbi 1 milionë euro për t’u përballur në një rimeç, pas lajmeve se ish-kampioni i botës dëshiron të kthehet në ring.

Tyson ka njoftuar se ka plane për t’iu kthyer boksit në mënyrë që të grumbullojë para për bamirësi dhe synon të marrë pjesë në meçe ekzibicioni me pesë runde.

Besohet se ai do të përballet me Evander Holyfieild në meçin e rikthimit. 57-vjeçari është duke u stërvitur vazhdimisht dhe duket të jetë në formë të jashtëzakonshme fizike.

Por Boston Boxing Promotions ka njoftuar se do t’ia ofrojë Tysonit një shumë të lartë për një meç me McNeeley.

McNeeley nuk kishte mundur t’i bënte ballë më shumë se 89 sekonda Tysonit në meçin e parë kundër tij në vitin 1995.

(Kosova Sot Online)