Interi mund ta mbajë Sanchezin

  • 01 June 2020 - 17:20
 Interi mund ta mbajë Sanchezin

Sulmuesi kilian mund ta vazhdojë eksperiencën tek “Nerazzurri” edhe për një vit, ose mund të blihet përfundimisht nga Zikaltrit.

Interi është duke punuar që ta vazhdojë bashkëpunimin me Alexis Sanchezin, njofton “Sky Sports”.

Sulmuesi kilian është i huazuar këtë sezon tek “Nerazzurri” nga Manchester United.

Përfaqësuesit kilian do t’i skadojë huazimi më 30 qershor, por ka mundësi që palët të punojnë prapë bashkë.

Klubi nga Serie A po shpreson që t’i sigurojë shërbimet e lojtarit për një tjetër sezon.

Gjithashtu, Zikaltrit e kanë mundësinë e blerjes përfundimtare të ish-futbollistit të Udineses, Barcelonës e Arsenalit.

Sanchez ka dështuar ta tregojë veten në “Old Trafford”.

Por, as tek Interi nuk e ka treguar veten sa duhet deri tash.

(Kosova Sot Online)