Foto e ditës nga Liverpool, të gjithë në gjunjë

  • 01 June 2020 - 18:17
 Foto e ditës nga Liverpool, të gjithë në gjunjë

Të hënën në “Anfield” futbollistët dhe i gjithë stafi kanë realizuar një foto duke rënë në gjunjë për shkak të situatës së fundit që po ndodh në Amerikë.

Në Amerikë kanë shpërthyer protestat pas vrasjes së afrikano-amerikanit George Floyd gjatë arrestimit nga policia.

Futbollistët e Liverpoolit dhe i gjithë stafi ranë në gjunjë në mbështetje të njerëzve me ngjyrë dhe në kujtim të Gorge.

Foto është publikuar nga shumë futbollistë të klubit, përfshirë edhe Xherdan Shaqiri, raporton Gazeta Express.

Në Amerikë protestat vazhdojnë dhe sipas disa raportimeve, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është vendosur në bunkerin nëntokësor të Shtëpisë së Bardhë të premten në mbrëmje, kur protestuesit po përplaseshin me policinë dhe agjentët e Shërbimit Sekret jashtë ndërtesës së famshme.

Gazeta “The Neë York Times” raportoi të dielën se kreu i Shtëpisë së Bardhë është dërguar në bunker pasi protestuesit i larguan barrikadat afër portave të Shtëpisë së Bardhë të premten në mbrëmje.

Sipas televizionit “CNN”, presidenti ka qëndruar aty për rreth një orë para se të kthehej në zyrë. Nuk është e qartë nëse atë e kanë shoqëruar bashkëshortja Melania dhe djali Barron, shkruan “The Hill”.

(Kosova Sot Online)